Politikë

“Berisha ka ngordhur, idiotët i sulen Joridës se ia paska siguruar votat Rama!”

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia paska siguruar vetë Edi Rama, për të poshtëruar Sali Berishën dhe për të marrë drejtimin e PD-së.

Sipas tij, këta deklarata nga demokratët treojnë fundin si është katandisur PD-ja.

“Adriana Kalaja akuzon Jorida Tabakun se votat ja ka dhënë Rama me orientim për të poshtëruar Berishën.

Por ka një problem shifrash kjo deklaratë; nëse Rama orienton 20 mijë vota të Jorida dhe PD (për pasoje) i bie që ai ka siguri për një diferencë mbi 70-100 mijë vota me PD.

Kjo diferencë në vetvetë është poshtërim dhe kapitullim i Berishës dhe listës së tij; ndaj dhe nese këta idiotet pohojnë se Joridës ja paska orientuar votat Rama; në fakt janë duke pranuar që Berisha ka ngordhur pavarësisht Joridës.

Për më tepër kjo deklaratë është fyerje dhe agresion ndaj njerëzve që me vullnetin e tyre te lirë votuan PD dhe Tabakun.

Është deklaratë terroristë për të goditur piste Joridën dhe kompleksuar të gjitha ato figura të reja të PD që pëlqehen dhe janë interesante.

Me cinizëm e ftoj këtë grup punist në PD ta godasë sa më shumë Joriden dhe Alimehmetin se fundja kjo është mënyrë me e sigurt që të shtrëngohen radhët rreth Agron Shehajt dhe kjo PD e katandisur me idiotë në krye të shkojë për skrap.

Go for it. Bjerini Tabakut dhe Alimehmetit fort të dashur imbecile recidiviste”, shkruan ai.