Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në takimin e tij në degën 9 të PD, kritikoi Erion Veliajn, duke e akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve, por gjithashtu thekson se Partia Demokratike dhe simpatizantët e saj kanë arritur ta diskreditojnë atë dhe ta shndërrojnë në një “dordolec” politik.
Berisha theksoi se në këto tre vitet e fundit, PD ka treguar vitalitet të jashtëzakonshëm dhe se kjo forcë politike është ajo që ka mbrojtur dhe avancuar demokracinë, duke e quajtur këtë periudhë një betejë të pashoqe.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi mbrojtjen e votës dhe unitetin e Partisë Demokratike në përballje me përpjekjet për ta shkatërruar. Ai kritikoi manipulimet zgjedhore të qeverisë së Edi Ramës dhe përpjekjet e disa faktorëve ndërkombëtarë për të dobësuar PD-në. Berisha shprehu krenari për forcimin e partisë dhe qëndresën ndaj presioneve, duke theksuar vlerat e lirisë, drejtësisë dhe interesit kombëtar.
Kryedemokrati, Sali Berisha fokusoi kontrastin mes Partisë Demokratike dhe kundërshtarëve të saj, sidomos atë të qeverisë së Edi Ramës dhe figura të tilla si Erion Veliaj. Ai theksoi se PD është një parti e ndershme dhe patriotike, duke krahasuar veten me ata që akuzohen për korrupsion dhe vjedhje. Berisha pohoi se PD ka bërë gjithmonë përpjekje për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar se të ardhurat nga taksat janë përdorur për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kreu i PD, Sali Berisha kritikoi rrogat e larta të politikanëve të Rilindjes dhe premton një sistem më të drejtë dhe më të barabartë për qytetarët, duke e shfrytëzuar shembujt e shteteve demokratike për të mbështetur idenë e një administrate të ndershme.
Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëtve shqiptarë, të mblidhen nesër në orën 17:00 për një aksion masiv të mosbindjes civile, duke e quajtur këtë “ditën e betejës sonë”. Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe shpërdorimin e fondeve, duke e cilësuar një nga figurat kyçe të saj si “korbën e kovidit”. Berisha theksoi rëndësinë e mobilizimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe beson se një mobilizim i tillë do të sjellë fitore, duke shpresuar që nesër dhe më 11 maj do të arrijnë triumfin.
Berisha: Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt për secilin prej jush, anëtare dhe anëtarë të PD të degës 9. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të Tiranës, simpatizantët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë.
Mirëmbrëma dhe përshëndetje, të nderuar drejtues të degës 9 të PD të Tiranës, znj. Eda, deputetë, Dhurata, Belind, Akil, Floriana, Elda, Ilir, Klevis. Një përshëndetje për të gjithë ju, por dhe një kënaqësi e veçantë, sepse unë rrethohem në këtë takim nga njerëzit e së pamundurës. Njeërzit që bëjnë të pamundurën të mundur.
Takohemi së bashku si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej: partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura.
Dhe unë ju them ju se, kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta.
Mos harroni se, 1992 ne shembëm me votë diktaturën më të egër. Mos harroni se, pas rebelimit të 1997, ata që erdhën në pushtet me armë, i përzumë me votën e lirë të qytetarëve. Mos harroni se, që ato në pamje të panumërta. Të shumtë, të panumërt ishin ata që, kur dëgjuan për Rrugën e Kombit shpreheshin se kurrë nuk mund të ndërtohet.
Të tjerë, jo pak ishin ata që mendonin se është një iluzion i vërtetë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, se vizat nuk do të liberalizoheshin, se rrogat nuk do të dyfishoheshin gjatë qeverisjes sonë. Por të gjitha këto, ju jeni dëshmitarë u bënë realitet.
Pas tyre PD erdhi përsëri para një alternative më të rëndën, më të vështirë në jetën e saj. ‘To be, or not to be’, të jetë, apo të mos jetë, në kuptimin: të jetë parti e misionit të saj, e rivendosjes së demorkacisë në Shqipëri apo të mbetet një parti vasale, fasadë e pluralizmit politik.
Këto 3 vite, në një betejë të pashoqe, të pashembullt, kjo parti tregoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Dhe u them unë ju se, ky vitalitet buroi para së gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejtë që ju nuk e lëshuat kurrë.
Ndaluni për një moment, po marr vetëm një aspekt. Kur ju e nisët betejën kundër Erion Veliajt, me ato protestat të përjavshme, ku ishte dhe ku është sot Erion Veliaj, që futet si mi në selinë e partisë së tij nga turpi se mos po e kapin gazetarët, a mos po e kapin qytetarët.
Ja pra, ku e katandisët. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec, e keni shndërruar atë në një pseudokryetar, e keni shndërruar atë në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve . Vërtet ai vodhi votat, vërtet grabiti votat, por Belind Këlliçi dhe ju së bashku e bëtë atë që të flasë me vete, e bëtë atë që të turpërohet me çdo qytetar, e bëtë atë që të turpërohet edhe çdo socialist.
A mund ta imagjinonit ju këtë? Jo!
Me gjithë mbrojtjen që i bënë Skapi i partisë, por nga ju nuk e mbrojti dot kurrë dhe s’e mbron dot kurrë. Faktikisht, e keni shndërruar në një kufomë politike të pakallur. Keni merita të jashtëzakonshme!
Miqtë e mi, këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, por përsëri, lavdi Zotit dhe falë qëndresës suaj, mençurisës suaj, faktit se ne mbrojtëm kauzë të drejtë, ne takohemi sot me ndjenjën e krenarisë së madhe, me ndjenjën e bësimit te fitorja, me ndjenjën e përmbushjes të misionit tonë gjer këtu, për ta vazhduar atë gjer në fitore.
Kthehuni pak, do kthehemi bashkë. Po marrim disa momente.
Ne deklaruam se do mbrojmë votën. Qindra herë, gazetarët na shtronin pyetjen: ku po e mbron votën? Si po e mbron votën? Po sot që, janë të gjitha forcat politike në botë të djathta, që në tre rezoluta deklarojnë se, zgjedhjet në Shqipëri janë farsë. Se qeveria e Edi Ramës në 12 vite ka zhvilluar farsë elektorale.
Jini krenar, mbrojtëm votën e çdo shqiptari! E bëmë këtë! Ia dolëm!
Ata vodhën vërtetë në 12 vite, por edhe ne i damkosëm. Kjo është mbrojtja më civile, më qytetare e votës. Pa protestat tuaja, pa qëndresën tuaj, kurrë kjo nuk bëhej.
Patëm një proces brenda partisë, në pamje të parë të therrmuar copë-copë. Ja ku jemi sot. Pse? Sepse ne këtu shkruajtëm: për një PD më të fortë, më të hapur, më të bashkuar!
Ne jemi njerëz politikë, dhe e dinim që ai proces që po kalonim po përpiqej gjithmonë të na përçante. Por ne duhet të gjenim të gjitha forcat dhe mundësitë që, t’ua digjnim planet atyre që donin ta shuanin PD dhe ta bashkonin përsëri. Dhe ja ku jemi sot, më të bashkuar se asnjëherë.
A nuk është kjo një e pamundur tjetër që, e kthyem të mundur?
Kaluam një kalvar, na morën flamurin, na fshinë nga listat. Ja ku jemi sot, me flamur, me seli dhe me kryetar.
U bë çdo përpjekje nga Edi Rama, qeveria e tij, McGonigal, Xhorxh Sorosi që kjo parti të parti të arkivohej në histori, ose të shndërrohej në simotër të Rilindjes kriminale.
E vërteta është se, kjo parti as nuk u arkivua, as nuk u shndërrua në simotër, por u shndërrua në një parti të shpresës, të besimit të mbarë shqiptarëve sot më shumë se kurrë.
Menduan se do të na izolonin, dhe na izoluan. Vërsulën kundër nesh me qindra e qindra deklarata të paguara dhe të pa paguara. Po për ne, e vërteta mbetej ylli polar. Ne përsërisnim së bashku, çdo natë: kauza e drejtë nuk vdes kurrë!
Ne qendronim së bashku për ato vlera që qendron njeriu i lirë.
Qendronim se bashku që ju dhe askush tjetër duhet të përcaktojë drejtuesit e kësaj partie dhe të Shqipërisë.
Qendronim së bashkur se, familja dhe vlerat e saj janë themeli i shoqërisë njerëzore.
Qendronim së bashku se, interesi kombëtar është interesi kryesor i çdo shoqërie të civilizuar.
Qendronim së bashku se, ligji dhe barazia para ligjit janë kushte themelore për një shoqëri demokratike.
Pra, ne mbrojtëm një tufë parimesh pa të cilat shoqëria e lirë nuk ekziston.
Dhe ja ku jemi sot, kemi ata të cilët menduan se na izoluan. Ata të cilët menduan se na gozhduan. Ata sot, janë në gjyqin e turpit të hsitorisë para shqiptarëve dhe para botës.
Kemi bërë një maratonë të vështirë. Nuk besoj të ketë patur maratonë me itenerar m të vështirë se sa kjo maratona jonë. Por kemi ardhur gjer këtu fitimtarë.
Tani kemi segmentin e saj të fundit. Kemi segmentin e fitores.
Nuk e kemi rrafsh, nuk e kemi të shtruar. E kemi ngjitje. Por sot ne, djemtë, vajzat, burrat, gratë e së pamundurës këtë segment, këtë copë rrugë gjer në fitore do ta bëjmë me shpejtësi dhe me guximin më të madh. Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja e merituar.
Ne kemi ardhur sot shumicë. Ne jemi shumica absolute e shqitparëve, dhe kemi para një pakicë plaçkitëse, një pakicë armiqësore ndaj shqiptarëve, një pakicë e cila, nga mëngjesi gjer darkë vjedh dhe plaçkit financat, fondet dhe pasuritë publike qytetarëve shqiptarë. Kemi njerëz që kanë frikë nga vetja e tyre, nga vjedhjet dhe krimet që kanë kryer.
Më thoni, ja ku janë të gjithë këta që janë përpara, dhe secili prej jush: çfarë frike keni ju nga vetja juaj? Ballëlartë, secili. Keni qendruar njerëz me moral, integritet, patriotë dhe keni të gjithë kredencialet për të kërkuar votën e shqiptarëve.
Ai që mund të krahasojë ju me rilindasit, krahason të pakrahasueshmet. Ndaj dhe, duhet të ndiheni krenarë me veten tuaj,krenarë me njëri-tjetrin. Nuk jemi kurrë njëlloj, jemi krejtësisht ndryshe. Njëlloj janë ata që, vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.
Erion Veliaj dhe Edi Rama janë dy pika ujë të qelbur, apo një pikë e ndarë në mes në garëne tyre të çmendur për të vjedhur pasurinë e shqiptarëve. Kurse ne, ja ku i kishim.
Akuzuan Sali Berishën. Çfarë u doli? U doli se, në 32 vite kishte një apartament 40 metra, apo 60 metra më të madh se sa ai që ka patur gjatë diktaturës dhe 100 mijë euro kursime të 54 viteve punë bashkë me bashkëshorten.
Çfarë kujtoni ju, se të tjerët nuk i kanë kontrolluar? Me qindra, qindra, mijëra kanë kontrolluar dosjet, por kanë gjetur atë që…
Pra, nuk krahasoheni ju me ta, nuk krahasohen demokratët me ta. Po keni prap dallim tjetër. Nuk krahasoheni kurrë me ta! Sepse, sa qeverisëm ne, vumë qytetarin në epiqendër, ato që bëmë. Dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet.
Pra, ato të ardhurat që mblidhnim, ne u përpoqëm t’ja kthejmë të parit qytetarit. Shikoni ku janë aktandisur këta.
Të vendosësh në tavolinë 8.2 mld euro, të gjitha taksat tuaja, dhe t’u kthesh 790 mijë pensionistëve 16 milionë euro. A ka cinizëm, a ka shpirtkazmëri më të madhe?
Çfarë ka ndodhur? Ky grup hajdutësh ka frikë nga qytetarët, i urrejnë qytetarët. Njëlloj si hajduti që urren viktimën e tij, edhe këta që vjedhin qyettarët i urrejnë. Ndaj dhe, tallen në këtë mënyrë me thërrime. Kurse ju, shkoni uleni, i thoni çdo pensionisti. Ne së pari, do vendosim minimumin jetik, nuk ka shqiptar që do marrë nën 200 euro në muaj, do t’i marrë ato, o t’i shpërndajmë këto të ardhura mirë. Shpërndahen ato. Pensionet do të llogariten mbi këtë normë.
Nuk do të ketë rrogë më të ulët se sa 500 euro, dhe ky vetëm fillimi. Jo, nuk mund të ketë, nuk mund të ndodhë që, presidenti, kryeministri të marrin 10 rroga mesatare. Se dhe ai punonjës, nëpunës fëmijë ka, gojë për të ushqyer ka, familje për të mbajtur ka.
Pra, çfarë bëjmë ne, do thoni ju?
Ne rikthejmë standartet e vendeve demokratike, ua them unë ju.
Në SHBA, presidenti më i fuqishëm i botës merr sa 4 punonjës, rrogën mesatare të 4 punonjësve të administratës së tij, nuk merr më shumë. Kancelari i Gjermanisë, po kaq. Kurse, ‘Harami i Shqipërisë’ merr 10-fishin. Po si mund të caktosh rroga të tilla?
Rrogat e ulëta nuk i lëvizin, por rrogat e larta po. A e dini ju që Shqipëria sot në rrogat e larta, rrogat më të larta në rajon? Sepse, funksion koncepti i nomenklaturës.
Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë.
Ndaluni pak te këta që ka caktuar në Tiranë Edi Rama.
Po në qoftë se, ka një njeri që, nuk po flas për Veliajn se, Veliaj nuk është, është i pakallur, harrojeni nuk është në Tiranë, fshihet këtej andej, po ai është kandidat për atje ku e meriton.
Me kë u zëvendësua? U zëvendësua me një zonjë, e cila është përgjegjëse me vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 500 milionë tendera për kovidin, përgjegjëse për 4-fishimin e vdekjes së shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës nga kovidi. E çfarë zgjidhje i jepte kjo?
I gënjente shifrat e vdekjes, i jepte krejt të tjera nga ato që kishte morgu. Ju kujtohet? Ju kujtohet, se si ndërtonte dhe mbulonte vdekjet me përqafimet që bënte me atë, si quhej ajo mjkja e infektivit, Najada. Mbulonte vdekjet e puthjet me Najadën. A mund të ishte ajo sot në qeveri?
Në qoftë se, ka një njeri që meriton të paktën 40 vjet në burg është ajo, dhe tani ajo na serviret si reformatorja e arsimit të fëmijëve tanë. E kuptoni ju, çfarë tallje, përqeshje cinike bëjnë këta me ne dhe fëmijët tanë?
Nuk e lëshoj lehtë unë një epitet për një zonjë, sepse nativisht unë kam respektin më të madh për gratë, dhe e meritojnë. Po ajo në qoftë se do të kishte një emër të dytë, do të quhej korba e kovidit. Mori mëqafë, la pa aparatura, la pa ilaçë, përdori strategjinë e shtrimit në spital të qytetit, në një kohë kur Kosova shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria, Maqedonia shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria dhe u faktua që shtrimi në spitale ishte praktika më shpëtimtare nga kthetrat e kovidit.
Japonia, e cila kryesoi botën me shtrimet pati rezultatet më mahnitëse në betejën kundër kovidit.
Kurse këta, e shtruan qytetin në spital. Pra, ju keni epërsi të papërshkrueshme ndaj tyre. Nuk mundet kurrëkund ata të krahasohen me përfaqësuesit tuaj, me ju.
Këtu, e fundit, miq. Prap e kemi përpjetë rrugën, përsëri, por fitoren e meritojmë. Siç u bashkuam bashkë, tani do bashkohemi me qytetarët e tjerë. Tani ju do ta bëni natën ditë me qindra e qindra takime.
Dje patëm një grup që kishin marrë pjesë në fushatën e fitorës së Donald Trump. Çfarë na tha? Shumë interesante. Na thanë se, gjithçka e bazojnë takimet dhe çdo ditë nga mëngjesi gjer në darkë, secili nga ju e nga ne klikonte në google derën që kishte trokitur, dorën që kishte shtrënguar, kafenenë me kë kishte pirë, njerëzit që kishte takuar.
Pra, dita mbyllej me këtë bilanc pëe secilin aktivist, anëtar, anëtare, aktiviste që fitoi zgjedhjet. Të gjitha mediat i kishte kundër pothuaj, 90%. Edhe njëra, herë këej, herë andej mbante ato tv e mëdha. Të mëdhatë e tjera kundër. Të gjitha pollet kundër.
E gjithë elita, për fat të keq domethënë, e cila dukej se nuk kishte lidhje me tokën dhe qytetarët, por rrinte në ajër, vërshoi Hollivudin, vërshuan universitetet, të gjitha kundër Trumpit. Por qytetarët amerikanë votuan Trumpin, dhe e votuan sepse ata, mbështetësit e tij trokitën derëm më derë.
Mbështetësit e tij, në fund të ditës bënin bilancin e njerëzve që kishin takuar. Imagjinoni ju, njerëzit që kishin takuar, në një komb 340 milionë vetë.
Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë, dhe vazhdon
E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup jnerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria.
Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë.
Edhe njëherë, gëzuar festat e fundvitit. Fitore nesër, fitore në 11 maj!