Politikë

Berisha: Nuk do të ketë ilaçe në treg që s’tregohen në BE. 5-fishojmë subvencionet për fermerët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Vaqarr, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për mënyrën si po trajton pensionistët dhe fermerët shqiptarë. Ai premtoi masa konkrete në rast të ardhjes në pushtet të PD-së, duke theksuar se në treg nuk do të lejohen më ilaçe që nuk tregtohen të paktën në dy vende të Bashkimit Evropian.

“Qeveria tallet me pensionistët,” deklaroi Berisha. “Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro, ndërkohë që ne jemi shumë poshtë. Kur ishim në pushtet, rritëm pensionet duke marrë fonde nga buxheti.”

“Nuk do ketë ilaçe në treg, që nuk tregtohen së paku në dy vende të BE-së. Ne do të zgjidhim disa gjëra, që janë jetike. Qeveria tallet me pensionistët. Pse Kurti ka i ka marrë paratë, kur ka gjysmën e pensionistëve të Shqipërisë, por ka gjysmën e buxhetit. Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro. PD kur erdhi e gjeti pensionin 36 mijë lekë të vjetra dhe i rritëm. Morëm paratë nga buxheti dhe i dërguam në pensione.

Çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, për atë që korr, për atë që mbarështon, për fidanët që mbjell dhe asnjë shtet nuk humbet nga kjo, ato kthehen në mirëqenie. Ky hapi kufijtë për Serbinë, për Ballkanin e Hapur. Prodhimet serbe, që kanë subvencione 8 herë më shumë se ne, normalisht që do kenë prioritete. Kjo bëri që malli i vendit të kalbet dhe fermeri të falimentojë e të largohet. Subvencionet do i rrisim me 5 herë.”, tha ai.