Për kryetarin e PD, Sali Berisha, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka nuk është gjë tjetër veçse një simbol i një drejtësie politike dhe të kontrolluar.
Në ‘Çim Peka Live’, Berisha hodhi poshtë pretendimet se sulmet ndaj gjyqtares Gjoka ishin personale për shkak të çështjes ndaj tij, duke shtuar se ndryshe nga gjyqtarja ‘kriminele’ siç e cilësoi lideri demokrat, Irena Gjokën, mbron vetëm pluralizmin e një vendi demokratik.
Berisha tha se i duhej të merrej me ‘llumin’, teksa iu referua gjykatëses Irena Gjoka, për shkak të dënimit të saj në Greqi dhe fshehjes së dënimit.
“Berisha po mbron pluralizmin dhe jo një drejtësi politike. E kuptoni ju është Irena Gjoka, është llumi. Po jam marrë se është simbol i një drejtësie politike, të kontrolluar. Nuk merresha kurrë më të. Ajo s’mund të ishte, është një krimnele që fsheh krimet, dhe është jashtë çdo ligji të këtij vendi që s’mund të ishte gjykatëse. Ka kushtetutë, ka kritere. S’mund të jetë gjykatëse ajo që fsheh se është e dënuar.
Po merrem me një llum njerëzish të turpshëm, s’po merrem me fatin tim. Kryetarja e gjykatës speciale, kriminele, mashtruese e dënuar dhe para një muaji i deklaronte që s’kishte qenë e dënuar, ndërkohë që kisha prokurën që u kishte dhënë avoketërve për t’u marrë më dënimin në Greqi.
A mundet kjo të jetë kryetare e gjykatës. E dënuar me 3 muaj burg. Kjo është përdorur kundër pluralizmit nga Rama, e një gjykatëse me dinjitet s’e bënte kurrë”, tha ai.