Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka marrë një ftesë nga presidenti amerikan Donald Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës, ka reaguar aktivistja Evi Kokalari.
Përmes një postimi publik, Kokalari i ka kërkuar Ramës që të publikojë ftesën e plotë dhe çdo angazhim që, sipas saj, mund të jetë marrë në këmbim.
Kokalari ngre dyshime të forta nëse qeveria shqiptare ka rënë dakord për zhvendosjen e palestinezëve në Shqipëri, në funksion të projekteve të biznesmenit Jared Kushner në rajon.
Ajo shkruan se interesi ndaj Ramës, sipas saj, lidhet vetëm me favore të përkohshme, duke paralajmëruar se këto marrëveshje nuk do të kenë jetëgjatësi.
“Edi Rama, boll me SHKRONJA TË MËDHA dhe publiko ftesën, bashkë me gjithçka që u ke premtuar atyre.
A ke rënë dakord të zhvendosësh palestinezë në Shqipëri që Jared Kushner të ndërtojë projektet e tij dhe t’u marrë tokën?
Askush nuk interesohet për ty, përveç nëse ju ofron favore masive —të cilët do të jenë jetëshkurtër, sepse do të largohesh nga pushteti dhe do të përfundosh në burg.
Por gjithsesi, ataku në zemër që i dhe Berishës sot, mbartë pak peshë”, shkruan Kokalari.