Politikë

“Berishës i kërkova të kandidoja unë për kryeministre”, Kokalari: Doktori duhet të largohet, falë tij Rama rri në pushtet

Evi Kokalari, e cila kërkon të garojë për kryetare e Partisë Demokratike, deklaroi sot për herë të parë se para zgjedhjeve parlamentare të 2025 i ka propozuar Sali Berishës që ky i fundit të tërhiqej dhe të ishte ajo kandidate për kryeministre, si një figurë e pakonsumuar dhe me lidhje me të qëndrueshme dhe të thella në elitën politike të SHBA-ve.

Në një lidhje online nga SHBA, Kokari tha në “Frontline” se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump.

Besoj që Berisha donte ta provonte dhe njëherë me zgjedhjet e 2025 të futej vetë. Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n.

Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% të votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”, tha Kokalari.

Sipas saj, Berisha mban në pushtet Ramën. Kokalari deklaroi se nëse Berisha do të ishte larguar, PS do i humbte zgjedhjet.

Propozimi im ishte që ai vetë të dilte nga loja dhe unë të futesha në pozicionin e tij. Sepse do të bëja një lojë ndryshe dhe në krahasim me Edi Ramën, do të kisha marrë një mbështetje krejt ndryshe nga Amerika pa patur nevojë të harxhoja lekë dhe ai nuk e bëri këtë. Ai duhet të kuptojë se këtu nuk ka më mbështje. Dhe me Chris LaCivitan, më shumë mbështetjë kam sjellë unë në 2021 dhe e bëra pa para.

Kur e mora vesh që ajo ishte lojë, thashë do pres derisa të mbarojnë zgjedhjet. E dija që do humbte, pas zgjedhjeve e dija që do vinte momenti që këta të kenë zgjedhje të reja në Partinë Demokratike dhe realisht është momenti. Nuk është puna që ai të dalë dhe ne na duhet kryetar i ri i Partisë Demokratike. Nëse ne do të zëvendësojmë Berishën, na duhet një kryetar, na duhet një individ që jo vetëm të reformojë PD-në, që asnjë nuk flet si do reformohet, por qëllimi kryesor është marrja e pushtetit nga Edi Rama. Po të mos ishte Berisha, Edi Rama nuk do e kishte marrë”, shtoi aktivistja.