Trajneri Ditmar Bicaj ka folur pas përfundimit të takimit mes Besës dhe Burrelit. Barazimi e kënaq ish-futboillistin Bicaj. Për teknikun e veriorëve, rezultati 1-1 është një pikë e artë. Ndërkohë, tekniku i “Mbretërorëve” është mëse i kënaqur me kampionatin deri tani.
“E vërtetë lojë cinike. Kanë patur shumë oshilacione kohët e fundit tek Besa. Donim të përfitonim nga thellësia me Farrukun. E kisha studiuar ndeshjen. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikëshin në fund. Besa na sulmoi gjatë gjithë kohës. Për 70 minuta na vuri në presion.
Kërkova që të ishim më alrtë në pjesën e dytë. Kundërshtari filtronte me topat në zonënë 2 dhe aty donim të përfitonim. Kishim ardhur për 2 rezultate. Barazimi na kënaq, pasi është një pikë e artë. Besa na vuri në vështirësi dhe e dinim pa ardhur këtu. Fitorja do të ishte më mirë sigurisht.
Lodhja bëri të evten. Keëmi patur pak ngarkesë në seancat stërvitore, e diaj që çunat nuk ishin në 100 përqindshin e tyre. Mund të kishim marrë më shumë pasi krijuam shumë raste. Gjithsesi, ekipi po vjen në rritje.
Për trajnerin nuk ka qetësi. Kemi bërë kampionat për notën 10-të. Personalisht mendoi që ndeshjet brenda shtëpisë do të jenë më të vështirat. Kundërshtarët na shohin me sy tjetër”, u shpreh Bicaj.