Politikë

Beteja e 11 majit, Meta nxjerr djalin në fushatë; Monika bën ‘tifo’ nga shtëpia

Beteja e 11 majit, Meta nxjerr djalin në fushatë; Monika bën ‘tifo’ nga shtëpia

 

Partia e Lirisë, dikur LSI, vijon të jetë një parti familjare. Edhe pse Ilir Meta para arrestimit nis një reformë për t’i dhënë fund nepotizmit, në fakt ajo mbetet pranë e famailjes Metaj.

Pas ikjes së Monika Kryemadhit, duket se ka dalë në skenë djali i Metës, Besari. Sot PL prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 11 majit dhe aty u pa prezente djali i Metës.

Fillimisht kaloi pa vëmendje, por ishte Monika Kryemadhi, ajo që postoi foto të tij duke i dhënë mbështetje atij dhe Ilir Metës. Reagimet e fundit të saj shtojnë dyshimet se ajo puna e divorcit ka qenë më e thellë sesa u tha.

Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt ,por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj jam krenare për ty.  Voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.