Çmimi i naftës në mbarë botën dhe në tregje ka rënë ndjeshëm. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”.
Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, një nivel rekord, i ngjashëm me periudhën kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës.
Komentet e presidentit amerikan se “lufta kishte ecur me ritme të shpejta”, çuan në një rënie të çmimit të naftës, i cili tani është më afër 90 dollarëve për fuçi.
Pas rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës gjatë natës, tregtuesit në Britani të Madhe kanë reflektuar duke ulur çmimet në pompat e tyre. Ngjashëm kanë bërë edhe shumë vende të tjera.