Sport

Bintsouka shpallet lojtari i ndeshjes Partizani-Dinamo: Largimet e janarit? Jam gati për gjithçka dhe për t’i zëvendësuar

Partizani dhe Dinamo u ndalën në barazim në derbin e kryeqytetit me shifrat 1-1. Lojtari i ndeshjes në këtë takim u shpall Archange Bintsouka i cili foli dhe për mediat.

“Jam i gëzuar që fitoj trofeun si lojtari i ndeshjes. Unë kam dhënë maksimumin tim të ndihmoj skuadrën. Ishte një ndeshje e vështirë, do donim të fitonim dhe të merrnim tre pikët, por nuk është e lehtë.

Megjithatë morëm një pikë dhe është mirë për skuadrën. Jam gati për gjithçka dhe t’i zëvendësoj, edhe për të zëvendësuar largimet e janarit”, shprehet Bintsouka.