Seanca për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t në Apelin e GJKKO është shtyrë për në 5 shkurt në orën 15.00.
Gjatë seancës të zgjatur për orë me radhë, palët kanë kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë.
Prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ishin të pranishëm në seancë gjatë të cilës nuk pati vendimmarrje, por se gjatë saj janë mësuar prova të reja.
Redaksia ka parët provat e reja, mes tyre ajo e ish-numrin 2 të AKSHI-t Danierl Shima për të cilën u fol për pengmarrje dhe zhdukje.
Shima ka thënë para hetuesve të SPAK se të gjitha veprimet dhe vendimet e mia kanë qenë nën direktivat e eprores sime Mirlinda Karçanaj.
Ai ka folur për biznesmenët në kërkim, por deklarimet lidhur me ta nuk dihen. Daniel Shima ka thënë se AKSHI dirigjohej nga Karçanaj dhe të gjitha vendimmarrjëet e mia dirigjoheshin prej saj.
Zoti Shima është shmangur nga përgjegjësia juridike apo penale, duke thënë se gjithçka urdhërohej nga eprorja ime.
Redaksia ka parë disa prej provave, një prej të cilave është se një kompani ka marrëdhënie tregtare duke marrë një automjet te Porsche Albania në vlerën 38700 euro dhe më pas nga kontrata në kontratë për të humbur gjurmët ky automjet përfundon te Artan Babameto, i cili rezulton bashkëshorti i Mirlinda Karçanaj i cili e blen këtë makinë për 9 mijë euro.
Të gjitha këto kompani janë të lidhura me biznesmenin Ermal Beqiri. Flitet edhe për një kontratë qiramarrje të një apartamenti, e cila edhe pse përfshin kompaninë e zotit Beqiri, lidhet drejtpërdrejtë me kompaninë e zonjës Mirlinda Karçanaj.
Vendimi më 5 shkurt do të jepet nga gjyqtari Florjan Kalaja, ku drejtoresha e pezulluar e AKSHI-t Mirilinda Karçanaj kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”.
Numri dy i policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra.
Nga ana e tyre prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kërkojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, përkundër pretendimeve të të pandehurve nën argumentin se nuk rrezikojnë të prishin provat.
Sakaq dy biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ndaj tyre nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë.
Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formës e grupit të strukturuar kriminal duke abuzuar me tenderat e AKSH-it./Faktor.al