Kronikë

Blerondi 8-vjeçar ka nevojë për ndihmë, familjarët nuk përballojnë dot shpenzimet e epilepsisë

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Blerond Maraj, vetëm 8 vjeç ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi ka kaluar 7 operacione dhe lufton çdo ditë me një formë të rëndë epilepsie.

Për të mbijetuar, Blerondit i duhet një pajisje jetike (VNS) që ndihmon në kontrollimin e krizave të tij dhe vizita të rregullta në Turqi.

Familja e tij duhet të udhëtojë disa herë në vit për këto trajtime, me një kosto mesatare prej 4,500 euro për çdo udhëtim, një barrë e papërballueshme për një familje me pesë fëmijë që jeton me ndihmë sociale.

Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve pasi vetë nuk mund t’i përballojnë dot këto shpenzime me të cilat përballen prej disa vitesh.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Apeli i familjarëve:

Një thirrje nga zemra për JOQ Albania dhe komunitetin tuaj të jashtëzakonshëm

Përshëndetje JOQ Albania, Ju drejtohem me një kërkesë të sinqertë për të ndihmuar një djalë të vogël, Blerond Maraj, i cili po përballet me një sfidë të madhe për jetën e tij.

Blerondi, vetëm 8 vjeç, vuan nga epilepsia dhe është i varur nga një pajisje jetike, VNS (Stimulator i Nervit Vagal), që ndihmon në kontrollimin e krizave të tij. Kjo pajisje kërkon kontrolle të rregullta mjekësore, të cilat kryhen në Turqi. Familja e tij duhet të udhëtojë disa herë në vit për këto trajtime, me një kosto mesatare prej 4,500 euro për çdo udhëtim, një barrë e papërballueshme për një familje me pesë fëmijë që jeton me ndihmë sociale.

Kërkoj ndihmën tuaj për të publikuar këtë histori në faqen tuaj, sepse fuqia dhe ndikimi i platformës suaj janë të jashtëzakonshme. Ndihma juaj për të shpërndarë këtë mesazh mund të jetë vendimtare për të sjellë mbështetje për Blerondin dhe familjen e tij. Faleminderit/JOQ