Një ditë pasi pranoi postin e nënkryetares se bashkisë së sarandës, ish kryetarja e PD në këtë qytet, Manjola Nikollo ka zbuluar arsyet e kësaj lëvizjeje, nga zhgënjimi me PD tek oferta e PS.
“Nuk eshte ne intetes personal, po e bej per shume demokrate qe ndihen te zhgenjyer, nuk duhet te anashkohen ata qe kane mbajtur Pd ne ditet e saj me te veshtira. Vendimi im per t’ju bashkuar Bashkise Sarande eshte levizje njerezore, jo politike. Dua te kontribuoj ne menyre institucionale ne funksion te interesave publike.”
Nikollo largohet me akuza ndaj selisë blu, por kryesisht deputetes demokrate Ina Zhupa.
“Ndihem sot e zhgenjyer dhe e trishtuar sesi funksionon partia demokratike. Pikerisht ketu ishte edhe perplasja ime ne primaret qe u mbajten per primaret e Vlores, nje perplasje qe lindi mes meje dhe deputetes Ina Zhupa, pasi dhashe doreheqjen nga kryetare qe te kandidoja si e barabarte, zonja Zhupa ka perdorur pushtetin e deputetes per te ndikuar dhe devijuar rezultatin real.”
Pasi la postin e kryetares së degës së PD dhe refuzoi kandidimin për deputete në listat e hapura të qarkut të Vlorës, Nikollo shton se gjatë këtyre muajve është ndjerë e persekutuar, pasi është hequr nga grupi ëhatsup dhe kryesia e degës. Ndaj ajo e konsideron këtë një përjashtim më tepër se sa largim nga PD.