Persida Shkrepa, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se nuk ka një luftë brenda forcës së saj politike.
Ajo u shpreh e motivuar nga besimi që merr nga njerëzit që takon çdo ditë në terren.
Shkrepa e cilësoi Ramën si një burr shteti që e ka çuar Shqipërinë në këto zhvillime.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka një luftë brenda PS?
Shkrepa: Jo nuk ka asnjë luftë. Unë jam përditë në terren. Sot që më është besuar gara, më shtohet motivimi nga besimi që marr nga njerëzit që takoj çdo ditë.
Edi Ramën nuk e lobojmë ne që të votohet se s’do e bëjmë krushk. Por, Rama është ai burr shteti që e ka çuar Shqipërinë në këto zhvillime.