Bota

Burri falimenton bankën kur shet aeroportin imagjinar për 242 mln dollarë

Një zyrtar raportohet se ka shkaktuar falimentimin e bankës ku punonte pasi i shiti një klienti një aeroport imagjinar për më shumë se 200 milionë dollarë.

Emmanuel Nwude abuzoi me postin e tij si drejtor i bankës Union Bank në Nigeri, që do të thotë se e kishte mirë idenë sesi funksionon sistemi financiar, dhe e përdori këtë për t’u pasuruar për vete.

Një ditë Emmanuel raportohet se i telefonoi Nelson Sakaguchi, drejtori i bankës braziiane Banco Noroeste, duke pretenduar se ishte ish-guvernatori i bankës qendrore të Nigerisë, Paul Ogwuma.

Ai pretendonte se ata ishin duke ndërtuar një aeroport të ri dhe kërkonte para për të vijuar punën. Duke e parë nga ana e përfitimit financiar, Sakaguchi pritje të fitonte rreth $10 milionë në interesa nëse jepte financimet për të cilat Emmanuel kishte nevojë.

Pa bërë asnjë kontroll të precedentëve, bankieri pranoi marrëveshjen dhe i pagoi Emmanuel një total pre $242 milionë nga 1995 deri në 1998 për të ndërtuar aeroportin që askush nuk dinte se ekzistonte.

Kur në vitin 1997, Banco Noroeste u ble nga grupi financiar Santander, audituesit zbuluan se shifrat nuk përputheshin.

Kompania kishte kaluar paratë e saj në parajsat fiskale dhe gjithashtu po financonte një aeroport imagjinar, shkruan rrjeti britanik LadBible.

Kur banka kuptoi se po mashtroheshin nga Emmanuel, ai dhe bashkëpunëtorët u arrestuan dhe rrjedhimisht u shpallën fajtorë për 100 akuza mashtrimi e rryshfeti.

Emmanuel u dënua me 25 burg për përvetësim nga banka ku punonte, por çuditërisht u lirua parakohe në 2006, shkruan rrjeti Unilad.