Mëngjesin e sotëm, Rozana e nisi ditën plot energji, duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.
Më pas, ajo u drejtua drejt dhomës së gjumit, ku Egli dhe Gjesti po flinin bashkë pas dasmës së tyre në shtëpi.
Me humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë: “Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain.”
Më tej, ajo iu drejtua Eglit me një batutë: “Zgjohu, se do fshish oborrin.”
Pas kësaj, me të qeshur shtoi: “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur.”
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale, pjesë e zakonshme e formatit Big Brother.
Në ceremoni morën pjesë disa nga ish-banorët, opinionistët Neda dhe Arbri si dëshmitarë, si edhe Ledioni, i cili bëri edhe celebrimin.
Prania e Loredanës ra gjithashtu në sy. Ajo ishte në një lidhje me Jozin, i cili u arrestua natën kur u eliminua nga loja, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin.
Ai u lirua nga policia të nesërmen dhe ende nuk ka reaguar për ngjarjen.