Aktualitet

Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e Elbasani, duke sjellë bllokim thuajse total të trafikut dhe vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Segmenti më problematik mbetet aksi i rrugës kombëtare Rrogozhinë–Peqin–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, ku fluksi i automjeteve ka shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa të zgjatura.

Kthimi i pushuesve ditorë nga bregdeti i Adriatikut drejt kryeqytetit pas një dite të kaluar në plazh është identifikuar si shkaku kryesor i kësaj mbingarkese rrugore.

Situata është rënduar më tej edhe nga fluksi i madh i automjeteve që kanë ardhur nga drejtimi i Korçës në drejtim të Tiranës, duke shtuar trafikun në këtë korridor të rëndësishëm kombëtar.

Autoritetet rrugore dhe strukturat e rendit janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin.