Kulturë

Çfarë ndodhi me Parashqevi Simakun? Liljana Kondakçi: La gjurmë në skenën shqiptare! Gjipali: Largimi zgjedhje e saj

Në studion e News24 në “Opinion” me moderatore Ola Bruko është diskutuar lidhur me këngëtaren e mirënjohur të skenës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Liljana Kondakçi, një tjetër këngëtare e madhe e skenës shqiptare, tha se Parashqevia u largua për të provuar shkëlqimin e saj.

“Atë nuk e larguan, u largua vetë. Parashqevia la gjurmë në skenën shqiptare. Siç e shikoni ajo aq shumë gjurmë ka lënë, saqë pa qenë fare këtu, ka vëmendjen e njerëzve. Pavarësisht se i mungoi popullit shqiptar prej vitesh, ajo ishte shumë e dashur”, theksoi Kondakçi.

Ndërsa tenori Josif Gjipali theksoi se largimi i Parashqevisë ishte zgjedhje e saj. Ai tha se nuk mendonte se populli ka ikona artistët.