Kronikë

Çfarë ndodhi me Vis Martinajn? Karamuço: Policia të mbaj “veshin” në burgje, ata që janë brenda e dinë fatin e tij

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur së fundmi për zhdukjen misterioze të Ervis Martinajt, duke sugjeruar që autoritetet shqiptare duhet të ndjekin shembujt e praktikës ndërkombëtare, ku burgu është shpesh vendi ku “flitet më shumë se në dosje”.

Në “Euronews Albania”, Karamuço theksoi se shumë nga informacionet më të besueshme për fatin e Martinajt ndodhen pikërisht në rrëfimet e të dënuarve dhe të paraburgosurve. “Ato që thuhen në burgje janë të përafërta, për të mos thënë reale me realitetin,” u shpreh ai. Ai shtoi se aty ka persona që kanë qenë dëshmitarë ose që kanë dëgjuar informacione kyçe, të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e një piste të qartë për zbardhjen e rastit.

Sipas tij, platformat e komunikimit si SKY dhe ENCRO nuk japin rezultate të plota për atë periudhë kohore, ndërsa sistemi Matrix është i fragmentuar dhe nuk siguron të dhëna të zbardhura. Megjithatë, ai thotë se pas zhdukjes së Martinajt, disa personazhe të botës së krimit, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që më parë ruheshin me masa të rrepta sigurie, papritur mbetën pa mbrojtje.

Autoritetet duhet të ndjekin metodat që kanë përdorur autoritetet e huaja. Autoritetet të mbajnë “veshin” në burgje. Sepse ato që thuhen në burgje janë të përafërta, për të mos thënë reale, me realitetin. Aty ka deklarime të personave që kanë qenë dëshmitarë apo kanë dëgjuar gjëra. Merren indicie apo fakte për të ndërtuar një pistë të konsoliduar mbi fatin e tij. Nuk na përkon SKY dhe ENCRO në atë periudhë. Kemi Matrix, por është për një periudhë të shkurtër, ndërsa komunikimet nuk i kemi të plota dhe të zbardhura.

Personat kanë folur më pas për të. Ka të dhëna indirekte që disa personazhe, brenda dhe jashtë, që ruheshin shumë se kishin frikë këtë personazh. Pas disa kohësh i hoqën rojet. Kush ju tha që t’ua hiqnin dhe pse e hoqën rrezikun? Policia u mor me këto raste, se çfarë dinë ata. Kanë një dosje shumë të madhe dhe vijojnë hetimet paralelisht me Prokurorinë e Lezhës. Por nuk ka asnjë provë që të vërtetojë nëse është gjallë apo i vdekur”, tha Karamuço.