Gazetari Artan Hoxha, ka hedhur dyshime mbi idenë se SPAK u sulmua nga një sulm kibernetik që solli si pasojë rrjedhjen e informacioneve nga disa e-maile të tre Prokurorëve të Posaçëm.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha shprehet se zhurma për hakerimin e SPAK bëhet për fshehur faktin se informacionet janë marrë nga brenda Prokurorisë së Posaçme.
Sipas tij, të gjitha e-mailet kanë dalë me anë të një USB-je e cila ka dalë direkt nga ambientet e SPAK.
“Ah, mor Zambak, Zambak, na more në qafë gjithë atë SPAK…. Edhe Edward Snowden me Julian Assange, janë bërë xheloz për kaq shumë teori konspirative të publikuara 48 orët e fundit, vetëm e vetëm të shmanget vëmendja nga USB-ja, në xhepin e atij, që nxori nga brenda, email-et e prokurorëve të SPAK-ut….”, shkruan Hoxha.