Një automjet i Policisë Federale Gjermane Bundespolizei është konstatuar në Tiranë në rrugën “Ukraina e Lirë”.
Sipas praktikës së bashkëpunimit policior, oficerët e huaj nuk kanë kompetenca ekzekutive në Shqipëri. Ndërkohë që Bundespolizei vepron nën Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë me kompetenca specifikie, dhe nuk është e njëjtë me policinë e landeve (Landespolizei).
Prania e këtij automjeti në rrugët e Tiranës ka ngjallur reagime, ende nuk dihet arsyeja për të cilën ndodhej aty, por mund të lidhet me shkëmbim informacioni ose mbështetje në hetime.
Burime për mediat kanë bërë me dije se muajt e fundit është shtuar numri i shërbimeve të huaja në territorin e Shqipërisë.
