Sport

Champions me Milanin? “Asnjeherë s’i dihet”, Leao: Conceicao ka treguar se bën gjëra të mëdha

Me ardhjen e Sergio Conceicao në stol, Milani po kalon një moment të mrekullueshëm ku në ndeshjen e fundit triumfuan ndaj Interit në Superkupë. Gjithashtu dhe Leao ka rigjetur veten me trajnerin bashkëkombas. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi ka prekur disa tema të rëndësishme.

Champions League me Milanin ? – “Ky trofe është më i rëndësishmi në futboll dhe për ne tani do të jenë të gjitha ndeshjet një finale. Asgjë nuk është e pamundur, edhe mund ta fitojmë.”

Conceicao – “Ai solli energji dhe një mentalitet të ri., kështu arritëm të fitonim Superkupën dhe kjo ishte e rëndësishme për të gjithë. Jam gati që të ndjek idetë e tij të mira, sapo ai erdhi ne fituam një trofe. Conceicao ka treguar tashmë se mund të bëjë gjëra të mëdha.”

Fonseca – “Nuk më takon mua të them nëse duhet të qëndronte apo jo. Megjithatë mund të them se të gjithë u përpoqën të japin më të mirën dhe i uroj Fonsecas më të mirën.”, shprehet Leao.