Miliona dalin nga taksat e vlonjatëve, dhe Ermali nuk kursehet kur firmos tendera, apo siç flitet, kur emëron patronazhistë në bashkinë e Vlorës, por për menaxhimin e sezonit turisik dhe përmbytjet e Vlorës nuk mban përgjegjësi.
Buxheti i Bashkisë së Vlorës për vitin 2025 ka ngjallur diskutime të shumta për shkak të projekteve me kosto të lartë që priten të realizohen. Sipas të dhënave të marra nga projekt-buxheti 2025 i kësaj bashkie, 2.7 milionë euro janë parashikuar për rikonstruksionin e një kopshti, teksa në këto ditë të ftohta dimri mund të ketë plot qytetarë pa një çati mbi kokë, me 2,7 miliardë lekë për një kopsht, mund të ishin ndërtuar 4 pallate për të pastrehët. Ndërsa 1.5 milionë euro do të përdoren për rehabilitimin e trotuareve të rrugës Transballkanike, të cilat aktualisht konsiderohen në gjendje të mirë.
Shpenzimet kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me prioritetet e investimeve publike në qytet, duke u bërë objekt kritikash nga qytetarët dhe aktorë të ndryshëm lokalë. Rikonstruksioni i një kopshti me një kosto kaq të lartë është parë si disproporcional, ndërsa fondet e dedikuara për trotuaret e një rruge të konsoliduar, si Transballkanikja, kanë shtuar edhe më tej dyshimet për mënyrën e menaxhimit të buxhetit.Ndërkohë, Bashkia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me justifikimin e këtyre shpenzimeve, por projektet mbeten të parashikuara në planin e investimeve për vitin që vjen. Banorët e Vlorës shprehin shqetësimin e tyre mbi nevojën për prioritizimin e investimeve në projekte që ndikojnë më drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës.
A duhet të japë dorëheqjen Ermal Dredha për skandalet në vijimësi?
A duhet të japë dorëheqjen Ermal Dredha për skandalet që ka përfshirë qytetin e Vlorës që në sezonin turistik ku tymi i plehrave që u dogjën, shkaktoi ndotje të madhe dhe shqetësime për banorët dhe turistët që e braktisin Vlorën nga pushimet që kishin rezervuar. Akush nuk mbajti përgjegjësi për shëndetin e çdo pushuesi që u përball me tymin kancerogjen dhe fëmijët që luajtën në bregdet me erën e plastikës së djegur, edhe pse përgjegjësia direkte bie mbi Ermal Dredhën, kryebashkiakun e Vlorës.
Përpos kësaj për ditë me radhë banorët mbetën pas tymit nën pushtetin e ujit që u ka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Por, sërish askush nuk mban përgjegjësi, madje Dredha u shpreh se fajin për përmbytjet e ka shiu! Pra, ndonëse shiut ia kishte lënë fajin për përmbytjet, mbetet një pyetje që na lë të habitur: nëse e dinte që duhen zëvendësuar pompat dhe se zona ka probleme me disnivel, pse nuk u morën masa më parë?