Ditët e ngrohta do të zëvendësohen nga temperatura tejet të ulëta në ditët në vijim.
Sinoptikani Hakil Osmani nga “Meteoalb” në një lidhje me skype për “Ora News” u shpreh se moti i ftohtë dhe me reshje do të vijojë edhe gjatë fillimit të javës së ardhshme.
Kjo situatë theksoi Osmani pritet të zgjasë deri nga data 20 janar, ku temperaturat e ulëta do të ndjehen kryesisht në orët e para të ditëve, dhe sigurisht që jo të gjitha ditët do të jenë të ftohta.
Po ashtu edhe në vendet e Rajonit do të ketë temperatura të ulëta.
NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT NGA SINOPTIKANI HAKIL OSMANI NGA “METEOALB”