Sport

Conte me “dhimbje koke” përpara Juventusit, Napoli humbet një titullar gjatë stërvitjes

E nesërmja është një ditë mjaft vendimtare për rrugën për titull kampion në kampin e Napolit. Ekipi i Antonio Contes pret në “Maradona” Juventusin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit.

Në prag të këtij takimi, napolitanët bëhen me dhimbje koke për shkak të një mungese. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Mathias Olivera që do të mungojë në takimin e nesërm.

Sipas mediave italiane, gjatë stërvitjes së djeshme mbrojtësi uruguaian ka pësuar një lëndim muskulor. Ndërsa sot, Olivera i është nënshtruar testeve mjekësore që treguan një dëmtim të përmendur pak më lart.

Tashmë 27-vjeçari ka nisur procesin e rehabilitimit dhe padyshim që ka humbur takimin e nesërm. Në krahun e majtë të mbrojtjes, Conte pritet të aktivizojë Leonardo Spinazzolën, një ish-lojtar i Juventusit.