Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, pranë vendit të quajtur Hoxhare. Një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit si dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili drejtonte karrocën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut në zonë.