LifeStyle

Dalina Buzi ‘s’i lë gjë mangut’ Arbanës: Mund t’ia dhj*së të gjithë… Sikur me qenë Vatikani

Dalina Buzi ‘s’i lë gjë mangut’ Arbanës: Mund t’ia dhj*së të gjithë… Sikur me qenë Vatikani

 

Fjalimi i Arbana Osmanit në natën finale të “X Factor Albania”, në TV.Klan ku përmendi dhe arsyet pse hoqi dorë nga moderimi i “Big Brother Albania”, u komentua gjerë e gjatë në rrjet.

Kujtojmë se në lidhje me këtë reagoi dhe moderator aktual i “BBVA4”, Ledion Lico i cili tha se ajo po gënjen veten në lidhje me përgjigjen që dha për largimin nga Top Channel.

Ajo që bëri bujë në rrjet ishte dhe reagimi i Dalina Buzit.

Gjatë fjalës së saj Dalina e ka kritikuar goxha fjalimin e Arbanës gjatë të cilit moderatorja përmendi “Big Brotherin”.

Sipas Dalinës, Arbana e ka bërë bajat duke përmendur spektaklin në fjalë sepse ajo ka një karrierë të sajën si dhe është e zonja në biznes.

Ore se po shihja atë monologun e Arbanës. Kjo goca ka nja tre vjet, bashkë me Ledionin, që vetëm flet dhe merret me Big Brother-n dhe ikjen e saj nga Big Brother. E tha tek Mira, nuk e di ku e ka thënë tjetër, tani e bëri monolog pas tre vjetësh. Vazhdon filmi i Big Brother-it. Ndërkohë kjo goca, nuk është mirë se nuk ka mundësi, ka një lokal këtu që sapo e ka hapur tek Liqeni dhe ka punë plot çdo ditë, ka një lokal tek Piramida që e ka plot, një në Shkodër, një në Prishtinë e ku ta di unë. Pra kjo ka ndërtuar një brand, ka një brend që nesër mund ta shesë. Mund t’ia dhjesë të gjithë zerove që ka marrë nga Big Brother-i dhjetë-fish dhe vazhdon e shpjegohet pse iku nga Big Brother. S’është normale. Rri o krenohu me atë super biznes, ke brand-in tënd, shet emri jot. Ishte plot. Lokali ngjitur bosh, ky plot. Rri duke u marrë me Big Brother-in ka tre vjet, sikur me qenë Vatikani.

Dalina Buzi
Dalina Buzi