Sport

Danilo shtang Conten dhe Napolin, mbrojtësi brazilian merr vendimin për të mos “tradhtuar” Juventusin

Danilo shtang Conten dhe Napolin, mbrojtësi brazilian merr vendimin për të mos “tradhtuar” Juventusin

Nga kampi i Juventusit u bë e ditur se largimi i Danilos për te Napoli do të bëhej pas ndeshjes më 25 janar mes të dyja ekipeve, por pak ditë para kësaj përballjeje mbrojtësi brazilian ka marrë një kthesë.

33-vjeçari bardhezi nuk dëshiron të bashkohet me ekipin e Antonio Contes, por të rikthehet në Brazil. Sipas mediave italiane, klubi i ri i Danilos do të jetë Flamengo, i Rio De Zhaneiros.

Mbrojtësi ndryshoi mendim për të mos u transferuar te Napoli, duke ndjekur dëshirën e familjes së tij që kërkuan të rikthehen në Brazil. Tashmë pritet që të bëhet vetëm zyrtare.