Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate te ashpra dhe tensione të vazhdueshme lidhur me vendimin e Komisionit Europian për të ndërprerë rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II.
Në një moment, deputeti demokrat, Edmond Spaho, iu drejtua ministres së Bujqësisë, Frida Krifca si më e paafta dhe cinikja.
Frida Krifca: Do të ndiqet sipas procedurave të nevojshme. Ne e kemi punën në AZHBR me një objektiv të qartë, 3 shtyllat që janë: ligjshmëria, efiktiviteti dhe transparenca. Jo vetëm që nuk kemi frikë, por përballemi me dinjitet në këtë gjueti shtrigash.
Edmond Spaho: Është ministrja që ka shkatërruar bujqësinë, më e paafta, më cinikja. I mori në qafë fermerët, i tha mbillni grurë dhe nuk tërhiqet gruri.