Politikë

Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama mesazh Shkupit: Problemi nuk janë popujt, por udhëheqësit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë komentoi debatin mbi gjuhën shqipe, ku tha se problemi nuk janë popujt në vetvete, por janë udhëheqësit.

Më tej ai shtoi se udhëheqësit në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorin dhe e shfrytëzojnë.

“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e vajzave, djemve të fondacionit u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë ta realizonin këtë aktivitet. Nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin kur nuk e ke të mundur të fokusohesh sa duhet në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndiheshe okej. Në këto raste rreziku është që përkujtohej njërëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime, e lëvdata të zakonshme. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje, më është dashur të negocioj me çunat e fondacionit, që mund të interpretohej. Desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arben Xhaferit, jo të miat. Sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë. Arben Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij,  dhe ai përgjigjet “integriteti popullit shqiptar”.

Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’. Nuk besoj po ashtu që më pak se këtu ën këtë vend, këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre.

Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra.”, tha Rama.