Sport

Debutoi te Bayerni, talenti shqiptar pritet të përfaqësojë origjinën. Nisin kontaktet

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur një ofensivë për të afruar në gjirin e saj talente që po spikasin në kampionatet kryesore europiane.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Erblin Osmani, i cili debutoi së fundmi me Bayern Munich në Bundesligë.

Menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala, konfirmoi se drejtori Muharrem Sahiti ka vendosur kontakte direkte me familjen e Osmanit për të diskutuar të ardhmen e tij me “Dardanët”.

“Erblin Osmani? Po, drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi ai.