Politikë

Deklarata e fortë e Kokalarit: Grenell mund të hetohet, Këlliçin e njoha unë me të. Kam një lajm dhe për Berishën

Aktivistja Evi Kokalari ka quajtur një “klloun” Belind Këlliçin, ku ky i fundit është shprehur në një intervistë se  njeh njerëz në rrethin e Trunpit.

Kokalari thotë se figurat politike të PD-së i njohin qarqet e Trumpit, si Loughery apo Grenell, vetëm nëpërmjet saj, duke e cilësuar Këlliçin si një njeri pa peshë.

Ajo vazhdon se Grenell është tërhequr në Shqipëri vetëm nga paratë e korrupsionit, duke thënë se ai mund të jetë nën hetim dhe se Trump mund ta hedhi Grenellin ‘under the bus’.

Më tej aktivistja Kokalarai i drejtohet liderit të PD-së Sali Berishës, duke i thënë se sanksionet e tij nuk do të hiqen përsa kohë rishikimi i dosjes së tij, përfshin edhe komentet e Kokalarit mbi ngjarjet.

Postimi:

Cfare ‘clown’ eshte ky Kellici qe del ne interviste te Fejvziut (nje tjeter CLOWN) dhe i shet mend shqiptareve qe njeh njerez ne rrethin e Trump!

Ke njeh Kellici, Rick Loughery qe ja prezantova une, Grenellin, qe e njohu nga Bleona qe dhe kjo e njohu nga une, apo Massad Boulos qe e njohi me rekomandim nga Grenelli dhe Loughery dhe ky e futi ne stadium ku beri foto tek banjat me Trump?

Tashti del shet mend sikur i njeh. Te flasesh dy minuta nuk te ben te njohur me ta. Dhe disa gazetare super medioker qe thone se Kellici ka kapur Trump, seriozisht duhet ta lene ate profesion se s’kane konceptet baze se si funksionojne gjerat.

Pervec Pacollit, te gjithe ne listen qe po qarkullon sikur jane ‘afer’ qarqeve te Trumpit, kane hyre nga une, dhe po nga une do dalin.

Kellici dhe Bleona jane thjeshte zhgarravina qe nuk kane asnje peshe, pervec se duan disa foto per te treguar afrimitet, sepse kjo i hap disa dyer ketyre ne Shqiperi per te permisuar karrieren dhe imazhin. (Uff, what else is new?)

Disa te tjere, fut ketu dhe Samir Manen, e kane terhequr  Grenellin dhe Kushner me biznese dhe para qe behen kollaj ne Shqiperi fale korrupsionit qe tashme e keni normalizuar ne ate vend, si e tille, rrezik jane dhe keta nen investigim dhe me besoni kur j’u them, jo vetem qe Grenell s’do t’ju ndihmoj dot kur te mbarojne keto investigime, por shanset jane qe Trump do ta hedhi Grenelli ‘under the bus’, sic i themi ne, nese skandali plas dhe i ben demokratet te kerkojne impeachment tjeter per Presidentin Trump. Ne fakt, Trump kete e ka bere me shume individ te kabinetit te tij, keshtu qe beni kujdes….

Grenelli ka vertetuar qe ka futur hundet si ne politiken e brendshme te Shqiperise, dhe ne paqen dhe sigurine e Kosoves. Prandaj ne kete pike, une i kam dal kunder dhe do vazhdoj te mbaj kete qendrim.

Dy fjale per Sali Berisha: nese mendon qe te erdha ne ndihme me sinqeritetin me te madh, te solla ndihmen e duhur per ate moment te veshtire per te gjithe opoziten, dhe ti le nje kellire si Kellici jo vetem te me sulmoje nepermjet mediave te CNA e te disa te tjera, por dhe te me hedh ne gjyq kur ngrita pikepyetje mbi manipulimet e votes se Keshillit Kombetar, dhe te gjithe kete e bere sepse te duhej Kellici per pazaret e Kulles se Malit, qe Allelujah po investigohet nga SPAK – dhe tashti mendon qe ke kap Republikanet dhe Grenellin nepermjet Kellicit  – kam nje lajm per ty zoteri  –  NUK do te ndodh, dhe sanksionet e tua nuk hiqen persa kohe qe rishikimi i dosjes tende, mund te perfshij dhe komentet e mia mbi realitetin e ngjarjeve.

Vetem Grenell j’u solla dhe ju te gjithe keni vepruar si te babzitur, fut ketu kellicerat, vellezerit Peka dhe disa bisnesmen qe vine mbas jush dhe kane qene dhe financues te Syri TV!

Me Grenell u afrova prej Kosoves, dhe u largova po prej Kosoves. Ai ka futur hundet ne problemet e politikes Shqiptare duke paralizuar opoziten komplet, pavaresisht qe ti ke nxjerre te gjithe hipokritet neper studio qe te thone se tashti duhet t’i hyj frika Rames se do t’ja “fusni” juve me Republikanet ne Shtepine e Bardhe (o te mjere), nderkohe qe e dini shume mire qe Edi Rama ka kohe qe ja u ka futur juve, pikerisht me ishullin e Sazanit dhe afere te tjera per te cilat ju nuk ndiheni sepse shpresoni t’ju heqin sanksionet.

Opozita juaj ka marre fund dhe ti s’ke per ta perdorur me ate per problemet e tua personale. Se shpejti Trump futet ne Shtepine e Bardhe, dhe shume gjera do ndryshojne.

SPAK dhe Kongresi do vazhdojne investigimet ndaj teje dhe Edi Rames, Jared Kushner, Grenell dhe ata qe po i mbajne keta me para.

E drejta gjithmon triumfon ashtu sic triumfoi me ne fund dhe per Donald Trump, dhe sapo te ekspozohet gjithe ky korrupsion, pjese e te ciles jeni te gjithe, e drejta do triumfoje dhe ne Shqiperi, dhe asnje nga ju nuk do te jeni pjese e atij triumfi.