Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, lidhur me zhvillimet në qeverinë “Rama 4”.
Prençi u shpreh se Rama do bëjë pjesë të kabinetit të ri njerëz të besuar të Hashim Thaçit, pasi sipas tij edhe pse ky i fundit ndodhet në Hagë e do racionin e vet.
“Ka interesa përtej kufirit, sepse duhet të plotësohen disa dëshira të atij që ndodhet në burg në Hagë, sepse edhe ai kërkon “racionin” e vet në qeverinë shqiptare. Thaçi, pra. Edhe ai kërkon pjesën e vet, sepse ka trojet e tij.
Po, njerëzit e Thaçit do jenë në kabinet. Njerëzit e besuar të Thaçit. Por ata s’njohin realitetin në Shqipëri. Pse, ajo ministrja e Arsimit që erdhi këtu dhe ndenji dy vjet ministre, a e njihte realitetin? Përfshirja e Kosovës dhe këtyre personazheve në qeveri… Të marrësh nga Kosova, kur ke kapacitete sa të duash në Shqipëri? Ke personazhe që e njohin terrenin, e që mund të zgjidhen. Mjaft më me përralla. Ne flasim si e shikojmë. Unë, për shembull, jam kundër kësaj.”-u shpreh Shemsi Prençi në një dalje televizive.