Është vetëm çështje kohe, që kartonin e Ernest Muçit ta zotërojë Trabzonspori. Mesfushori me tipare sulmuese ka bindur klubin turk, ndërsa është i huazuar nga Beshiktashi.
Dëshira e Muçit është që të qëndrojë në Trabzon. Ky është edhe sezoni i rekordeve për të, pasi deri tani numëron 13 gola dhe tetë asistime.
“Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Të luash futboll këtu është kënaqësi. Ndihem shumë më mirë”, është deklarata e Muçit që u bë virale sot në Turqi.
Beshiktashi ndërkohë e kishte nxjerrë jashtë planeve, pas edicionit të kaluar. Akoma për t’u zyrtarizuar mbetet shifra e blerjes së kartonit, pas huazimit që kushtoi 1 milion euro. Deri tani bëhet fjalë për 8.5 milionë euro të tjera.