Në vigjilje të çeljes zyrtare të fushatës elektorale, vjen sondazhi nga instituti prestigjioz italian Piepoli në bashkepunim me Report TV.
Në total 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë “pozitivisht” punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit.
Si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës? 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”. Shiko në tabelë rezultatet e sondazhit: