Partizani luan sot përballë Apolonisë për biletën për të hyrë ne tetëshen e skuadrave më të mira në Kupën e Shqipërisë, që mbetet gjithsesi një objektiv për të kuqtë edhe pse shpesh kanë përjetuar zhgënjime në këtë turne.
Përballë është Apolonia, e cila nuk po bën aq mirë sa pritej në Kategorinë e Parë, por gjithsesi mbetet kërcënuese për ekipin kryeqytats. Kjo për faktin se ky i fundit po kalon një periudhë aspak të qetë për shkak të rezultateve, por edhe të ndryshimeve në merkato e deklaratave të trajnerit Veselinoviç që kanë turbulluar ambientin.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Sembene, Osmanllari, Ismaili, Mehmeti, Taipi, Keko, Zeka, Padstrelau.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
APOLONIA: Kaçaj; O.Repaj, Ndubuisi, Asllanaj, Kofi; Hebeja, Rakipaj, Topi; Trifoni, Culli, Umejiego.
Trajner: Sedat Pajaziti
Gjyqtar: Daniel Vrapi