Politikë

Demokrati shpërthen kundër Berishës: Doktor nuk fitohet me plehrat që të rrethojnë ty! Fute në parlament dinosaurë e huliganë

Orest Berberi, aktivist i Partisë Demokratike, që u përfshi në fushatë për zgjedhjet e 11 majit, si pjesë e stafit të kandidates Viola Kapidani Kullolli, ka bërë një reagim të gjatë, duke thënë se arsyeja e humbjes së PD-së, nuk është vjedhja e votës, por strategjia e gabuar e Sali Berishës me figura politike të konsumuara.

Reagimi i plotë:

“Humbëm apo u grabitëm?”

I marrim të dyja dhe i bëjmë një analizë të thjeshtë:

Sa vota u grabitën? 30 mijë, 40 mijë, 100 mijë apo 240 mijë?

Në 2021, rezultati i PD-së ishte afro 700 mijë e ca vota, që përbënin mbi 60 mandate në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa sot kemi 480 mijë vota brenda vendit, pa llogaritur diasporën, sepse ajo është komplet farsë!

Pra, i bie që mund të kemi humbur mbi 200 mijë vota!

Unë mendoj se procesi kishte manipulime, vjedhje dhe mbi të gjitha frikë por kjo ndodhi para se njerëzit të shkonin për të votuar.

Kjo do të thotë që votat brenda kutive ishin reale, por mënyra se si u krijuan ato vota lë vend për diskutim të gjatë!

Por le t’i bëjmë një pyetje vetes, si demokratë që jemi:

A e meritojnë fitoren figura të konsumuara, me mbi 20 vite në parlament, që nuk janë votëbesuar asnjëherë nga njerëzit dhe që vazhdojnë ta çojnë PD-në në greminë?

Nëse doni, jua përmend edhe me emra se kush na çoi në këtë humbje totale:

Duke filluar nga Gazment Bardhi: 4–12

Vazhdojmë me Tritan Shehu: 1–3

Pastaj Bujar Leskaj: 3–9

Ndërkohë, Durrësi ruajti rezultatin e tij me 6–8, njësoj si në 2021  që prapë është një humbje katastrofale dhe e pafalshme për drejtuesit e kësaj dege, ku edhe unë aderoj!

Pra, të futësh në parlament “dinosaurë” dhe tradhtarë politikë të PD-së ndër vite, që i kanë quajtur demokratët “shpellarë”, “huliganë”, “talebanë”, dhe të lësh jashtë njerëz me integritet, që i kanë qëndruar pranë demokratëve si Ilir Alimehmeti, Myslim Murrizi, Aulon Kalaja, Asllan Dogjani e shumë të rinj të tjerë në moshë dhe përvojë është e pafalshme!

Doktor, unë të dua fort dhe kam qenë e do të jem gjithmonë me ty, por më vjen keq ta them që në këto zgjedhje njerëzit zgjodhën dhunuesin, sepse nuk panë shpëtim dhe shpresë nga ana jonë!

Gjithmonë me ty, Doktor, por jo me plehrat që të rrethojnë ty dhe që e duan PD-në në opozitë.”