Aktualitet

Denoncimi i gazetares/ Mjekja e promovuar nga Rama me dogji fytyren (fotot)

Denoncimi i gazetares/ Mjekja e promovuar nga Rama me dogji fytyren (fotot)

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, mjeken estetiste, Vilma Tafilaj, me të cilën ndau një bashkëbisedim për operacionet plastike, dhe ndërhyrjet estetike.

Po çfarë fshihet pas imazhit të saj prej profesionisteje?

Pas daljes publike në podcastin e Ramës, gazetarja Ujeza Dolshani ka bërë një denoncim publik për mjeken estetiste, Vilma Tafilaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka ndarë disa pamje të saj, përmes së cilave pretendon se shërbimet në klinikën “Repeat Medical Clinic” të mjekes i kanë shkaktuar djegie në fytyrë.

Sipas saj, trajtimi i shitur si “jo invaziv”, përfundoi në dëmtim të përhershëm të fytyrës, jo një irritim i lehtë, jo një efekt anësor kalimtar, por djegie dhe shenjë permanente.

Reagimi i Dolshanit 

Pamjet nga dëmtimet

Pas dëmtimit, gazetarja thotë se nuk pati as ndjesë, as transparencë, as përgjegjësi profesionale nga ana e mjekes Vilma Tafilaj.

“Fillimisht heshtje. Pastaj përgjigje tallëse. Në fund, mohim i plotë i faktit, si nga mjekja, ashtu edhe nga klinika private Repeat Medical Clinic, ku ajo ushtron aktivitetin,- deklaron Dolshani.

Dolshani tregon se u detyrua të largohej përkohësisht nga ekrani, sepse fytyra e saj ishte një plagë e hapur, e djegur, e pamundur për t’u mbuluar. Për një gazetare televizive, kjo nuk është thjesht problem estetik por edhe ndëshkim profesional, humbje e të ardhurave dhe izolim publik.

Pjesë nga deklarata

Ndërkohë, doktoresha në fjalë vazhdon normalisht aktivitetin e saj, punon në QSUT, ushtron në klinikë private dhe promovohet në hapësira publike si “specialiste e suksesshme”. Pa asnjë sqarim. Pa asnjë përgjegjësi apo reflektim.

Kjo situatë ngre disa pyetje: Kush mban përgjegjësi kur një trajtim “estetik” shkatërron fytyrën e një pacienteje? Kush kontrollon mjekët që ushtrojnë njëkohësisht në sistemin publik dhe privat? Dhe mbi të gjitha, si mund të promovohen nga krerët e shtetit persona të tillë që nuk përmbushin asnjë standard profesional.