Spitalet tona, vijojnë të kenë probleme të shumta për sa i përket shërbimit shëndetësor. Një denoncim ka ardhur për Piranjat, ku qytetari tregon se presin me orë të gjata rradhën pas derës së mjekut i cili nuk ndodhet në zyrën e vizitave por në klinika private. Banorët e Lezhës, ankohen se mjekët vijnë në punë në drekë, duke i lënë pacientët të presin në korridoret e spitalit, pa menduar aspak për sëmundjet e tyre
“Populli i Lezhës, pret pas dere tek spitali shtetëror se doktorët e Lezhës kanë hapur klinika private, dhe vijnë në punë në drekë. Mjerë ne populli shqiptar”, denoncon një qytetar për Piranjat News.
Ata kërkojnë të merren masa nga ministria e shëndetësisë, për të ofruar shërbim mjekësor në Spital, problemi është serioz pas bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. /Piranjat News

