Politikë

Deputetit kontrabandist ilaçesh, Kliti Hotit, i hiqet titulli “Konsull Nderi” i Hungarisë në Shqipëri

Ka filluar goditja ndaj grupit mafioz të kontrabandës së ilaçeve, mbushjes së spitaleve, farmacive dhe listës së rimbursimit me ilaçe të skaduara, dhe që nëpërmjet lidhjeve me mafien politike, ka depërtuar në parlament e diplomaci. Bëhet fjalë për deputetin e PD të Shkodrës, Kliti Hoti, skeduar nga agjencitë anti-krim të Shqipërisë e agjencitë ndërkombëtare, për përfshirje në kontrabandë, tregtim ilaçesh të skaduara, patrim parash e evazion fiskal.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, i ka hequr deputetit Kliti Hoti, mandatin “Konsull Nderi” i Hungarisë në Shqipëri.

Në faqen e Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme, emri i deputetit kontrabandist Kliti Hoti, është hequr nga lista e përfaqësive diplomatike si “Konsull Nderi”, por dhe nga protokolli zyrtar diplomatik i Ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Pas heqjes së mandatit, përfaqësimin “Konsull Nderi” të Hungarisë në Shqipëri e kanë Edvin Libohova me zyrë përfaqësimi në Vlorë dhe Armand Duka me zyrë përfaqësimi në Durrës.

Dy raste kontrabande dhe në dosjen e SPAK, si bashkëpunëtor me Ilir Beqjen

Emri i deputetit Kliti Hoti dhe kompanisë “Novartis” dega Shqipëri që ai drejtonte, ka dalë në dy raste të kontrabandës së barnave të skaduara: një herë në Portin e Durrësit më 10 dhjetor 2021 dhe në Rinas më 17 dhjetor 2024, por ai nuk u prek nga drejtësia.

Në muajin qershor 2025, drejtuesit e kompanisë “Novartis” me qendër në Bazel të Zvicrës, e shkarkuan Kliti Hotin nga detyra e përfaqësuesit të saj në Shqipëri.

Sipas informaconit, ai u shkarkua me motivacionin për cenim reputacioni tregtar të kompanisë “mëmë”, ngaqë ishte përfshirë në kontrabandë, pastrim parash, afera korrupsioni me ilaçet dhe lidhje me biznesmenin “Non grata” Tom Doshi në aktivitetin kriminal me ilaçet.

Sipas dokumenteve të SPAK, kontrabandisti deputet i PD, Kliti Hoti, ka dalë edhe në dosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për mashtrim me tenderët e ilaçeve, mashtrime fiskale dhe pastrim parash, duke përdorur kunatin  e tij Dorjan Sadiku, ortak në kompanitë e ilaçeve “Delta Holding”, “Sadiku Investments”, “Bondes Holding” e “Farmaci Ditë-Natë”.

Mandati “Konsull Nderi”, kanal për pazare ndërkombëtare

Pëveç kontrabandës, statusin “Konsull Nderi” i Hungarisë në Shqipëri, Kliti Hoti e ka shfrytëzuar për një skemë tjetër fitimprurëse: ofrimi i bursave dhe lejeve të punës për qytetarë shqiptarë në Hungari, Francë, Bullgari, Rumani, Gjermani, Zvicër e Suedi.

Sipas të dhënave, këtë aktivitet e zhvillonte me ndihmën e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, duke e maskuar si marrëveshje bashkëpunimi, por realisht Kliti Hoti përfitonte pagesa të majme në rrugë informale, ose më saktë, për aktivitet trafikimi qeniesh njerëzore.

Kunati i tij Dorian Sadiku, gjithashtu kontabandist ilaçesh e mashtues fiskal bashkë me të, vazhdon të jetë “Konsull Nderi” i Portugalisë në Shqipëri, i mandatuar nga ish-ministrja Olta Xhaçka, me bashkëshortin e të cilës, kryen biznes importi e tregëtimi ilaçesh./Pamfleti