Politikë

Deputetja e re e Edi Ramës, zbardhet pasuria e Sara Miles; “milionere” në euro nga bashkëjetuesi

Deputetja e re e Edi Ramës, zbardhet pasuria e Sara Miles; “milionere” në euro nga bashkëjetuesi

Nga shtatori i vitit 2025, skena politike shqiptare u rifreskua me një valë të re emrash në Kuvendin e Shqipërisë.

Një prej emrave te rinj që doli në skenën politike shqiptare pas zgjedhjeve të 11 majit është edhe deputeteja Sara Mile.

Ndërsa Sara Mile deklaron një pasuri modeste prej rreth 33 mijë eurosh, “hija” financiare e partnerit të saj, Aleksandro Bardhi, e rrit totalin e familjes në mbi 1.13 milionë euro.

Kjo është një histori ku pasuria e paluajtshme (apartamente, garazhe, vreshta e ullishte) dhe aksionet në industri (Anmetal) janë të përqendruara te personi i lidhur, duke krijuar një profil ku pushteti politik dhe kapitali i biznesit bashkëjetojnë nën të njëjtën çati.

* Vlera totale e pasurisë së Sara Milës: 33,236.69 €

* Vlera totale e pasurisë së Aleksandro Bardhit: 1,100,169.00 €

Deputetja e re e Edi Ramës, zbardhet pasuria e Sara Miles;