Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka qenë dukshëm i gëzuar pas sfidës së fituar ndaj Tiranës, teksa theksoi se ekipi e kishte dominuar duelin.
“Fitorja në derbi ka adrenalinë tjetër, ekipi po përgjigjet mirë, falë Zotit djemtë po vrapojnë. Kuptohet, fitorja në derbi është adrenalinë tjetër, është hera e dytë, jo e para. Por është shumë mirë për të dyja.
E kam thënë që në fillim që grupi është ai që na çon përpara. Për këtë përshëndes edhe drejtorin sportiv të skuadrës tonë, ai me gjithë kohën e shkurtër në dispozicion solli disa lojtarë që duke parë karakterin e tyre, me kohën e shkurtër në dispozicion, shtoi cilësitë që ne na bënë të jemi grup, të shtojmë ato cilësi që ndoshta nuk i kishim në krahët, në linjat anësore. Dhe mbi të gjitha karakteri që ne na duhej. Dhe kjo është meritë e tij, faleminderit, për pjesën e karakteristikës.
Të them të drejtën e kishim menduar të tillë, jo që Tirana të fitonte superioritetin, se kemi më shumë cilësi se Tirana në atë zonë.
Shënuam edhe me Isgandarli para golit, kishim edhe një rast tjetër në pjesën e parë kur terreni ishte për ne, kishim raste para golit. E kishim menduar të tillë, duke parë cilësitë e lojtarëve tanë dhe të atyre, sidomos te pjesa ofensive. E kishim menduar që sulmuesit tanë janë më të shpejtë, janë më të rrezikshëm në lojën një kundër një, na mjaftonte të ishim tre kundër tre të ishim në numër normal. Nuk kishim nevojë për shtesa dhe do ishim të rrezikshëm, gjë që ndodhi.
Lojtarëve cilësorë këto ndeshje i duhen, nuk mund ta ndërroja Skukën në këtë ndeshje asnjëherë. Skuka duhet të luajë e sakrifikojë për ekipin, siç po bën. Sepse Skuka është cilësia që kemi, bashkë me Diegon, Tomën, Isgandarlin, Shabanin dhe Sidibe, janë ata që janë aty përpara. Kështu që Skuka si kapiten ekipi, bashkë me Muratajn., duhet te sakrifikojnë të dy e normale të luante deri në fund siç luajti. Ky është shpërblimi i asaj që bëri në ndeshjen me Elbasanin, hyri e fitoi ndeshjen. Ky ishte shpërblimi. Edhe nëse ishte lodhur, të mbaronte deri në fund derbin.
Sigurisht nuk ka asgjë që mund të bënte ditën më të mirë, kjo është një gëzim për të gjithë familjen e Partizanit. Djemtë po bëjnë maksimumin, falë Zotit klubi është i shëndetshëm me apo pa mungesa kemi me kë t’i zëvendësojmë. Kështu që kjo është një ditë shumë e mirë, një gëzim shumë i madh dhe do ta shijojmë sot”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.