Për një trajner të Tiranës, derbi është maja për t’u ngjitur në majë apo për t’u ulur. Bledi Shkëmbi ka një mision të vështirë. Duhet të thyejë Emanuel Egbonë dhe Orges Shehin, të cilët pas vitit 2017 me ngjitjen në Superiore të bardhebluve, janë trajnerët e vetëm që kanë fituar në derbi.
I pari ishte Ze Maria, i cili në 28 shtator 2018 u mund 0-1 nga Partizani. Pas tij, Ardian Mema luajti në 30 nëntor 2018 dhe u dorëzua 2-1 ndaj të kuqve. Ahmataj nuk luajti derbi, ndërsa trajneri provizor që më pas fitoi titullin, Emanuel Egbo mundi Partizanin pas 6 vitesh 2-1. Pas tij, Nevil Dede, në 4 dhjetor 2020, barazoi 0-0. Edhe trajneri më jetëgjatë, Orges Shehi, e ka nisur derbin me humbje, teksa në 13 mars 2021, nuk ia doli dhe ekipi i tij u dorëzua 2-1.
Edhe Ahmataj u mund në 19 tetor 2023, 2-1. Fagu është i fundit trajner, që në 28 prill 2024 humbi derbin e parë të tij 2-1. Bledi në sfidën e parë derbi barazoi 0-0. Magani po ashtu, barazoi po 0- 0. Tani Shkëmbi në rikthim barazoi 1-1 tek “Arena e Demave”.