Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku një adoleshent përplasi për vdekje një person. Sipas policisë, viktima është një 55-vjeçar.
Po sipas uniformave blu, mësohet se adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. 16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, tha policia.