Muarrem Koroveshi, i arrestuar sot nga një operacion i policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe 2 personat e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën.
Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.