Kronikë

Detaje nga vrasja me armë zjarri e 20-vjeçarit në Shkodër! Viktima jetonte i vetëm, u gjet i pajetë në oborrin e banesës nga xhaxhai!

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i vrarë më armë zjarri.

Mësohet se viktima, Pavlin Preka, jetonte i vetëm dhe se është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.