Aktualitet

DHU*NA NË PALLATIN MBRETËROR/ Prokuroria kërkon burg për Princ Lekën, ja çfarë vendosi për Elian dhe babanë e saj

Prokuroria e Tiranës kërkon të dënojë Princ Lekën me 1 vite e 6 muaj burg për dhunë në familje.

Dënimi është kërkuar të konvertohet në shërbim prove.

Akuza i thotë gjykatës të dënojë edhe Gjergj Zaharinë me 1 vit burg ku do ti konvertohet në shërbim prove.

E po ashtu edhe Elia Zaharia me 6 muaj shërbim prove.

Sipas akuzës konfliktët e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës kanë çuar çiftin në dhunë e po ashtu në divorc.

Pak muaj më parë në rrjet u publikua një video ku shikohet se si Princ Leka Zogu përfshihet në konflikt në ish gruan dhe babain e saj.