Në fqinjin tonë Greqi, Këshilli i Shtetit ka vendosur mes debatesh që të ndalojë dhurimin e gjakut nga persona me marrëdhënie homoseksuale ose partnerë të shumtë seksualë.
Vendimi erdhi pasi në Greqi u identifikuan disa persona të infektuar nga transfuzioni i gjakut.
Sipas vendimit, personat që kanë pasur marrëdhënie homoseksuale që nga viti 1977 e në vazhdim, si dhe personat që kanë pasur partnerë të shumtë seksualë pa përdorimin sistematik të prezervativëve gjatë dekadës së fundit nuk mund të jenë dhurues gjaku.
Me vendimin e kontestuar shtetëror përjashtohen nga dhurimi i gjakut tetë kategori dhe konkretisht:
1) Kushdo që ka pasur disa partnerë seksualë pa përdorimin sistematik të prezervativit në 12 muajt e fundit,
2) Kushdo që ka përdorur droga intravenoze ose thithëse në 12 muajt e fundit,
3) Kushdo që në 12 muajt e fundit ka pasur marrëdhënie seksuale me një partner që është paguar me para ose drogë për të kryer marrëdhënie seksuale,
4) Kushdo që ka marrë medikamente për parandalimin e HIV-it përkatësisht para ose pas marrëdhënies seksuale,
5) Kushdo që ka përdorur substanca psikoaktive para dhe gjatë marrëdhënies seksuale,
6) Kushdo që në 12 muajt e fundit ka pasur kontakt seksual me një partner që është pozitiv për sifilis, HIV, hepatit B, hepatit C.
7) Partnerët erotikë, erotikë të individëve me politransfuzion,
8) Në përgjithësi, kushdo që mendon se ka mundësi që të jetë ekspozuar ndaj virusit që shkakton SIDA ose rrezik për sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.