Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me bashkëkombësit e tij në Itali nesër, më 22 shkurt, në kuadër të takimeve të tij me diasporën.
Takimi do të mbahet në qytetin e Parmës, në orën 15:00, në Auditoriumin Paganini, në adresën Via Toscana N.5/A.
Në postimin e tij, Berisha theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës për të ardhmen e Shqipërisë, duke i ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e procesit politik dhe të ndikojnë në zhvillimet e vendit.
Postimi i kreut demokrat, Sali Berisha:
Nesër, takimi madhështor me bashkëkombasit tanë në diasporë.
Datë 22 Shkurt
Ora 15:00
PARMA, ITALI
AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN