Dil o të …. Robt/ sulmohet Fatmir Meta i njohur për incidentin në Theth
Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, i cili vitin e kaluar ishte bërë objekt kritike pasi gjatë një aksioni në Theth kishte ofenduar banorët e zonës.
Sipas raportimeve, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit dhe kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se lidhet me një përplasje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve, në lidhje me një grup inspektimi për çështjen e dherave.
Pas debatit fillestar, situata ka degraduar në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit. Rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.
Raportohet gjithashtu se pas incidentit, Çela ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.